Mikrobuzi i turistëve përplaset me një makinë në Gjirokastër, dy të lënduar
Një mikrobuz turistësh është përplasur me një makinë tip Audi. Mësohet se nga përplasja janë lënduar lehtë dy persona të cilët kanë marrë asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Dëmet tek të dy automjetet janë të dukshme. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit pa pasoja në njerëz.
Burimi:
vizionplus.tv