Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Policia e Krujës ka arrestuar 21-vjeçarin Marvin Ferra i cili vodhi më 15 qershor një pikë karburanti në Krastë. Po ashtu i riu rezulton se me date 19 qershor ka hyrë i maskuar dhe më armë zjarri automatike në oborrin e shtetases M.K në fshatin Radë për ta vjedhur. Gjatë operacionit për kapjen e tij 21-vjeçari ka tentuar t’i largohet forcave të policisë por është neutralizuar 300 metra larg vendit të ngjarjes nga Policia e Krujës. Ndërkohë policia ka sekuestruar dhe dy armë zjarri tip automatik dhe pushkë që posedoheshin nga i riu.
Burimi:
opinion.al