Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka publikuar bilancin më të fundit të situatës së zjarreve në territorin e vendit gjatë 12 orëve të fundit. Nga 14 vatra të raportuara në shkallë kombëtare, pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa forcat e emergjencave civile po operojnë nga toka dhe ajri për izolimin dhe neutralizimin e plotë të flakëve. Mobilizimi i mjeteve dhe trupave në terren Për menaxhimin e vatrës së zjarreve dhe parandaluar përshkallëzimin e tyre, janë angazhuar resurse të konsiderueshme operacionale. Në terren po veprojnë 182 forca njerëzore dhe 19 mjete zjarrfikëse, të cilat mbështeten nga ajri me tre helikopterë dhe një avion të Forcës Ajrore. Sipas të dhënave paraprake, vatrat e shpërthyera kanë dëmtuar rreth 1.5 hektarë me barishte, shkurre dhe bimësi...
Burimi:
javanews.al