Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë varrezat e fshatit Libonik, në bashkinë e Maliqit. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa flakët kanë përfshirë një pjesë të zonës së varrezave. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa pritet të përcaktohen edhe rrethanat që çuan në përhapjen e zjarrit.