“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

Siç njoftoi Prokuroria e Sarandës, ishte arrestimi i dy vëllezërve në qytetin bregdetar pikënisja e çështjes ndaj oficerit të policisë gjyqësore, Edmond Ruçi. Ky i fundit ra në pranga mbrëmjen e djeshme, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Po çfarë ka ndodhur konkretisht? Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, Ruçi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të dy vëllezërve. Më saktë, trafikimin e lëndëve narkotike! Pasi ata u kapën me 24 doza kanabisi, oficeri i kërkoi leje Prokurorisë për të përgjuar dy vëllezërit. Më tej, efektivi mësohet se ka takuar nënën e tyre dhe i ka treguar për hetimet dhe përgjimet. Ai i ka kërkuar asaj që t’i jepte shuma parash për të mbyllur hetimet. Gruaja më pas...