Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

Mbi 12 mijë shkelje të konstatuara në një javë, Policia Rrugore “blindon” Tiranën

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive në akset kryesore dhe në rrugët me qarkullim të lartë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas bilancit të javës së fundit, shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura nga monitorimi me mjete bashkëkohore, kanë konstatuar gjithsej 12,505 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, ndërsa autorët janë arrestuar ose proceduar penalisht. Po ashtu, është proceduar penalisht një drejtues automjeti, i cili tentoi të korruptonte një efektiv të Policisë Rrugore duke i ofruar 2,000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurimit. Në kuadër të kontrolleve, Policia Rrugore ka...