Mbahej peng në makinë nga ish i fejuari, ja momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka! Shikoni pamjet

Mbahej peng në makinë nga ish i fejuari, ja momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka! Shikoni pamjet

‘Syri’ siguron videon e momentit kur policia arrin të shpëtojë Rozalinda Plakën e cila prej orësh mbahej peng nga ish i fejuari i saj në makinë. Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë komunitetin e bashkisë së Roskovocit dhe jo vetëm, ndodhi dje në mëngjes në fshatin Vidhisht. 35 vjeçari Refi Buzi hyri në banesën e Rozalinda Plakës dhe pasi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakën, 58 vjeç, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plakën, 55 vjeçe, mori peng ish-partneren e tij dhe u largua së bashku me të në makinë. Forcat RENEA dhe policia arritën të identifikonin vendndodhjen e 35 vjeçarit falë sinjalit telefonik të Rozalindës. Syri sigurin videon ku duket ndërhyrja e policisë për të shpëtuar 28 vjeçaren e cila po mbahej peng prej orësh...