Maskë silikoni dhe paruke/ Zbardhen detaje tronditëse nga atentati, shënjestër nipi i “Ot Kilës”?
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Elbasan, ku mbetën të plagosur Armando Tomorrica, Renaldo Mançe dhe Biorgi Hoxha. Sipas burimeve hetimore, dyshimet e para janë se objektivi i sulmit mund të ketë qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur me nofkën “Ot Kila”, i cili ka qenë duke frekuentuar të njejtin Bar-Kafe. Autori i dyshuar kishte marrë masa të posaçme për të mos u identifikuar. Ai dyshohet se ka përdorur një maskë silikoni dhe një paruke me flokë të gjatë, ndërsa ishte i veshur me rroba të errëta, xhup të zi dhe doreza, në përpjekje për të shmangur lënien e gjurmëve. Hetuesit dyshojnë se sulmi është planifikuar me kujdes. Aktualisht, grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë e...
Burimi:
ntv.al