Mashtrimet nëpërmjet Call Center/ Të paktën 50 mln euro dëm qytetarëve evropianë, viktimat në 5 shtete! Si u zhdukën paratë nëpër bursa fiktive
Tre zyra Call Center mashtrues janë ekspozuar nga Policia e Shtetit në një operacion të kryer mbrëmjen e 13 prillit në bashkëpunim nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet austriake, Europol e Eurojust. Këto Call Center, 1 prej të cilëve operonin në rrugën e Kavajës dhe 2 të tjerë në zonën e Liqenit të Thatë në kryeqytet, mashtronin qytetarët evropianë duke i joshur për të investuar në bursa fiktive apo se do t’i ndihmonin të rikuperonin paratë e humbura, por në të vërtetë vetëm merrnin prej tyre akoma më shumë pa u kthyer pas as edhe një qindarkë. Policia ndaloi 9 persona, 3 prej tyre janë lënë në burg, 4 ‘arrest shtëpie’ e 2 të tjerë u është ndaluar dalja jashtë vendi. Viktimat e kësaj skeme mashtrimi ndodheshin në...
Burimi:
javanews.al