Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Ndërhyrja e koordinuar nga ajri dhe toka ka bërë të mundur vënien plotësisht nën kontroll të zjarrit masiv që përfshiu kodrat e Hekalit, në Bashkinë e Mallakastrës. Operacioni i forcave të shpëtimit ka zgjatur gjatë gjithë ditës, ku vendimtar ka qenë angazhimi i helikopterit të Forcave të Armatosura, i cili lokalizoi dhe izoloi vatrat më kritike. Drejtori i repartit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, Mandi Aliaj, bëri të ditur se kjo ishte vatra e fundit dhe njëherësh më e vështira për t’u menaxhuar. Terreni i thepisur dhe i paarritshëm nga rrugët tokësore krijoi vështirësi të mëdha për mjetet, duke e bërë mbështetjen nga ajri jetike për suksesin e operacionit. Në terren u mobilizua një strukturë e gjerë operacionale, e cila përfshinte 8 automjete zjarrfikëse; 2 autobote...