Makina bie në kanal në Lagjen 16 në Durrës, banorët: Mungesa e sinjalistikës po rrezikon drejtuesit e mjeteve
Një automjet ka rënë në kanalin e ujërave të zeza në Lagjen 16 të Durrësit, duke nxjerrë sërish në pah problematikën e mungesës së sinjalistikës në daljet e autostradës. Sipas banorëve të zonës, mungesa e tabelave orientuese dhe sinjalistikës rrugore bën që shumë drejtues mjetesh të mos e dallojnë në kohë daljen, duke përfunduar shpesh në kanal. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, duke paralajmëruar se në të kundërt rrezikohen aksidente të tjera në këtë segment rrugor.
Burimi:
syri.net