Lezhë/ Shpërthim me tritol në një banesë në Rrile, pronari: Nuk kam konflikte…

Lezhë/ Shpërthim me tritol në një banesë në Rrile, pronari: Nuk kam konflikte…

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm në një banesë dy katëshe në fshatin Rrilë të Lezhës. Vila ka pësuar dëmtime në dyer e dritare dhe pjesë të tjera të saj. Si dhe automjeti i parkuar në oborr është dëmtuar totalisht. Kanë qenë çifti i bashkeshortëve në gjumë në momentin e shpërthimit të cilet fatmirësisht kanë dalë jashtë pa lëndime. Kryefamiljari Mirash Ndue Mirashi  tregon momentet e tmerrit dhe të panikut pas shpërthimit i cili siç tregon ai zhurma ka qenë mjaft e madhe dhe se dëme në banesën e tij janë të konsiderueshme. Ai thotë se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk di kujt t'ja drejtojë gishtin për këtë ngjarje. I traumatizuar kërkon nga organet kompetente...