Kursejnë kohën, rrezikojnë jetën, këmbësorët kalojnë mbi barrierat e autostradës, nisin gjobat
Disa sekonda të kursyera nuk vlejnë sa jeta dhe siguria. Këmbësorë në akse kombëtare apo dhe në rrugë urbane shpesh kalojnë nga një anë në tjetrën duke kapërcyer barrierat për të kursyer pak kohë, por që në mjaft raste me pasoja fatale. Këto pamje të policisë së Fierit flasin qartë për realitetin e përditshëm në të gjithë vendin. Madje në këtë moment polici është detyruar të shoqërojë këtë person për të kaluar nga një aks në tjetrin në kundërshtim me kodin rrugor. Për të frenuar sado pak rrezikun policia rrugore po monitoron me dron jo vetëm qarkullimin e makinave, por dhe lëvizjen e qytetarëve kur nuk përdorin mbi dhe nën kalimet. Gjobat janë nisur nga 1 mijë lekë të reja dhe me apelin për të...
Burimi:
javanews.al