Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë, në kërkim bashkëpunëtori
Një 31-vjeçar në Krujë është vënë në pranga për kultivim kanabisi, ndërsa bashkëpunëtori i tij 43-vjeçar është shpallur në kërkim.Policia gjeti në një zonë pyjore në Mukaj rreth 42 bimë narkotike, të cilat tanimë janë asgjësuar si dhe ka sekuestruar 600 gramë kanabis.Njoftimi:Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.Asgjësohen 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe sekuestrohen 600 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa.Vihet në pranga një 31-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, sherbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve të organizuara në terren, finalizuan operacionin policor të koduar...
Burimi:
ntv.al