Ish-zyrtari i Policisë thyen heshtjen pas shpalljes në kërkim: Nuk nxora armë, kërkoj ndjesë për fyerjet

Ish-zyrtari i Policisë thyen heshtjen pas shpalljes në kërkim: Nuk nxora armë, kërkoj ndjesë për fyerjet

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, ka reaguar pas shpalljes në kërkim nga autoritetet për një konflikt të ndodhur në një hotel në Dhërmi, ku dyshohet se është përfshirë në një debat me një kamerier dhe administratorin e subjektit. Sipas raportimeve, pas konfliktit dy personat kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë nga Shpataraku. Ndërkohë, ish-zyrtari ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka nxjerrë armë dhe nuk ka kërcënuar askënd. Në reagimin e tij publik, Shpataraku pranon se ka pasur një debat verbal dhe se ka përdorur fjalë fyese ndaj stafit të hotelit, për të cilat ka kërkuar ndjesë. Ai pretendon se situata është ekzagjeruar dhe se reagimi i strukturave të policisë ka qenë joproporcional me ngjarjen. “Dua të theksoj se, në mënyrë...