Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Një tjetër goditje ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike është ndërmarrë nga Policia e Tepelenës. Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjedha”, është arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në vazo, mes kanioneve në fshatin Progonat. “Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari. Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar ‘Rrjedha’”, thuhet në njoftim. “Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore,...