Kukës, Policia e Shtetit: Vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në njoftimin e saj zyrtar, përmes publikimeve në mediat sociale, Policia e Shtetit ka bërë me dije se në Qarku Kukës, vijon operacioni i koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Goditet 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Vlahën.Identifikohen 3 shtetas si autorë të dyshuar të rastit (babai dhe 2 djemtë). Vihen në pranga 2 nga këta shtetas, punohet për kapjen e tjetrit.Sekuestrohen municion luftarak dhe 5 m fitil zjarrpërcjellës, që u gjetën në banesën e tyre.Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Vlahën, për shpërdorim detyre.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Qaf Prush, kanë vijuar me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë Has, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit...
Burimi:
kohajone.com