Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në dalje të fshatit Kutalli të bashkisë Dimal. Një shtetas me precedentë të mëparshëm penal ishte konfliktuar në ambjentet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier mesditën e sotme dhe ishte shoqëruar nga shërbimet e policisë së DVP Fier. Pasi 45-vjeçari Zamir Skënderi ishte banues në qytetin e Kuçovës, DVP Fier i ka kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të nisi një Patrullë Policie për ta marrë. Tre efektivët e policisë ishin duke u kthyer, bashkë me personin e shoqëruar, kur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, Zamir Skënderi,i cili ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë, së bashku me efektivin Arsen Toska, 20-vjeç, i merr armën e shërbimit...
Burimi:
vizionplus.tv