KRONOLOGJIA E PLOTË/ Çifti po dilte për punë, ish-dhëndri hyri në banesë dhe qëlloi me çifte
Është zbardhur kronologjia e plotë e ngjarjes së rëndë që tronditi fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku tre persona humbën jetën pas një serie ngjarjesh tragjike. Sipas të dhënave të siguruara nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, gjithçka ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, kur 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe si Nertil Buzi, është futur i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka. Në ato momente, çifti Kosta (Arben) dhe Belerie Plaka po përgatiteshin të dilnin nga shtëpia për të shkuar në punë. Menjëherë pas hyrjes në banesë, Buzi ka qëlluar me armë ndaj tyre. Si pasojë e të shtënave, Kosta Plaka ka ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë. Ajo u...
Burimi:
ntv.al