Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar
Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri gjatë natës në fshatin Bërxullë të Vorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:10, ndërsa viktima, shtetasi E(A). S., dyshohet se është qëlluar teksa lëvizte në këmbë në rrugë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në zonë dhe vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personave përgjegjës për ngjarjen. NJOFTIMI I POLICISË Vorë/Informacion paraprak Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë,...
Burimi:
javanews.al