Krim i rëndë në Mirditë, qëllohet për vdekje një person

Krim i rëndë në Mirditë, qëllohet për vdekje një person

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në Mirditë, ku një person dyshohet se është qëlluar për vdekje. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit. Viktima është identifikuar si shtetasi V. Lleshi. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që hetimet e autoriteteve të hedhin dritë mbi shkaqet dhe autorët e kësaj vrasjeje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore.