Korado Gështënja arrestohet në Londër, SPAK e kërkon për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Korado Gështënja arrestohet në Londër, SPAK e kërkon për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Korado Gështënja, i shpallur në kërkim nga SPAK për dyshime mbi përfshirjen në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, është arrestuar në Londër nga autoritetet britanike. Arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake, gjatë qëndrimit në Angli, Gështënja dyshohet se ka përdorur një identitet të rremë për t’iu shmangur identifikimit dhe arrestimit. Në dosjen e SPAK, Korado Gështënja rezulton i përfshirë fillimisht në vëzhgimin dhe më pas në rrëmbimin e Jan Prengës. Sipas hetimeve, ngjarja lidhet me vjedhjen e një sasie kokaine, e cila kishte mbërritur nga Ekuadori në portin britanik të Portsmouth. Jan Prenga, 49 vjeç, u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 nga katër persona në Kamzë. Ai u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, në...