Konflikti për borxhin, arrestohet autori i plagosjes së 23-vjeçarit në Korçë
Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme shtetasin Edmond Firaj, i dyshuar si autori i plagosjes me thikë të një 23-vjeçari në fshatin Moravë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. Sipas të dhënave paraprake, i riu është goditur me thikë në pjesën e barkut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se në momentin e kapjes, Firaj dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Fillimisht ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është shoqëruar në ambientet e komisariatit. Nga deklarimet e të plagosurit, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një borxhi financiar mes palëve. 23-vjeçari ka deklaruar se i arrestuari i kishte borxh një shumë parash. Debati për kthimin e shumës së parave...
Burimi:
javanews.al