Vështrimi i ‘ftohtë’/ Çfarë u pa në aktin e parë të sezonit të ri…

Vështrimi i ‘ftohtë’/ Çfarë u pa në aktin e parë të sezonit të ri…

U luajt në tre ditë. Abissnet Superiore me dy ndeshjet e së dielës Dinamo- Vora 0-1 dhe Egnatia- Tirana 3-0 kompletuan startin e edicionit të ri numër 88-të në Superiore-n 2026/27. Në këtë xhiro u panë disa veçori te të gjitha skuadrat pjesëmmarëse. Kështu, Vllaznia e cila hapi edicionin në Shkodër përballë Skënderbeut (2-2) udhëhoqi 2-0 me avantazhin e dyfishtë të Balajt (50′, 54′) por më pas futi “ujë” dhe u kap nga korçarët me supergolin e Janaqit (57′) dhe të ganezit Bismark (75′). Përfundimi: Vllaznia nis larg pritshmërive, Skënderbeu shfaq ambicje përmes besimit te cilësitë që mbart. Partizani-Teuta (0-0), luajtur të shtunën në Vorë përballi dy skuadra që si objektiv kanë zonën ‘6’. Ndonëse shifrat mbetën të pandryshuar, durrsakët ishin më pranë suksesit. Shpërdoruan...