Dinamo zgjedh formacionin e dytë, Vora e ndëshkon në Elbasan

Dinamo zgjedh formacionin e dytë, Vora e ndëshkon në Elbasan

Dinamo mendon për sfidën e së enjtes ndaj Pafos në Qipro për të kthimit në play off dhe ‘paguan’ çmimin e ndeshjes hapëse të edicionit të ri 2026/27. Përballë Vorës në Elbasan, blutë u ndëshkuan nga një gol i hershëm (10′) i Gjylës (asist i Karricës nga e majta) i cili mbeti i pandryshuar deri në fund. Ndërkaq në të dytën Dinamo hodhi shumë titullarë të formacionit bazë, dominoi totalisht por kjo nuk mjaftoi të shkonte qoftë dhe te goli i barazimit. Nga ana e saj Vora e reformuar tregoi dhe një herë se di të sillet si një skuadër e pjekur e rezultative. Tani ata kryesojnë së bashku me Egnatian me nga tri pikë/ Sportiim.al/ Post navigation