Konflikti për “beach barin” pista kryesore e vrasjes së biznesmenit në Sarandë?

Konflikti për “beach barin” pista kryesore e vrasjes së biznesmenit në Sarandë?

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku humbi jetën biznesmeni Rexhep Ismaili, ndërsa mbeti i plagosur në këmbë Kostandin Vogli. Ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se konflikti me Viktor Ruçin kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve të hershme lidhur me administrimin e një beach bar-i në plazhin e Sarandës. Sipas dëshmisë së tij, përplasjet mes palëve ishin thelluar prej kohësh. Vogli ka pohuar se gjatë kohës kur ai ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga aktiviteti, duke përshkallëzuar konfliktin. Sipas tij, mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga biznesi. Ai ka rrëfyer gjithashtu se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokalin ku ndodheshin personat e përfshirë për t’u sqaruar,...