Konflikt në familje në Durrës, 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

Konflikt në familje në Durrës, 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mëngjesin e sotëm (10 korrik). Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.