Koncerti i Kanye West, policia publikon planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Koncerti i Kanye West, policia publikon planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e koncertit të Kaney West që do të mbahet në Tiranë. Policia ka publikuar rrugët dhe oraret që do të jenë të bllokuar përgjatë ditës së shtunë. Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë: -Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet; -Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së...