Kompania e projektit në Sazan reagon për herë të parë: Po ndërtojmë një destinacion të klasit botëror!
Kompania që po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit ka reaguar publikisht për herë të parë mes debatit dhe protestave që kanë shoqëruar investimin. Në një postim të publikuar më 12 qershor në platformën X nga faqja e krijuar së fundmi “Sazan Coast”, drejtori i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, tha se prej katër vitesh po punohet për krijimin e “një destinacioni të klasit botëror në bregdetin shqiptar”. “Për katër vite kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar, të bazuar në dizajn të kujdesshëm, mbrojtje të mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata”, shkroi Abehsera. Sipas tij, objektivi i projektit është “të festojë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojë vende pune dhe të ndërtojë diçka për të cilën...
Burimi:
javanews.al