Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Komisariati i ri në Krujë, Hita: Fokus te lufta kundër kanabisit si dhe kapjen e personave në kërkim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pas inaugurimit të Komisariatit të Policisë në Krujë, zhvilloi një takim pune me efektivat, në prani të Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Gjatë takimit, Hita theksoi rëndësinë e punës profesionale për sigurimin e informacionit, me fokus parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe identifikimin e financuesve dhe trafikantëve të kanabisit. Ai kërkoi gjithashtu intensifikimin e përpjekjeve për kapjen e personave në kërkim, duke ndalur te një rast konkret i një personi ende të pa arrestuar, pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme ku i janë gjetur armë në banesë. Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi nevojën për masa më të forta ndaj armëmbajtjes pa leje dhe krimeve mjedisore, si dhe kërkoi që çdo shqetësim...