Ko’kainë nga Brazili/ “Hektori” dhe Aliu pikë kyçe e trafikut, i ruheshim grupeve të tjera kriminale
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK, vënë në dispozicion për redaksinë tonë, lidhur me organizatën kriminale të goditur për trafikimin e rreth 50 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 10 urdhër-arreste, por deri më tani është arrestuar vetëm Florjan Musaj. Ndërkohë, shtatë persona të tjerë, mes tyre Eldi Dizdari dhe Shpëtim Aliu, rezultojnë jashtë vendit. Edhe pse Musaj nuk pranoi të fliste para gjykatës, bisedat e zbërthyera nga aplikacioni Sky ECC e nxjerrin atë si një nga drejtuesit kryesorë të trafikut të kokainës nga Brazili. I njohur edhe me nofkën “Hektori”, ai rezulton se bashkëpunonte ngushtë me Shpëtim Aliun dhe Salvatore Aliun, duke organizuar ngarkesat e drogës dhe duke u kujdesur që lidhjet mes...
Burimi:
ntv.al