Kishte mbetur në det për shkak të një defekti, policia i shkon në ndihmë mjetit lundrues
Policia Kufitare i ka shkuar në ndihmë një mjeti lundurez, pas sinjalizimit të këti të fundit. Bëhet me dije se mjeti lundrues (skaf tip “Morea”) drejtohej nga A.B, 46 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte mbetur në det si pasojë e një defekti në motor. Shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e nevojshme shtetasit dhe bënë të mundur shoqërimin e sigurt të tij dhe të mjetit lundrues drejt vendstacionimit të mjeteve lundruese në Pulaj, Velipojë. Njoftimi: Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt dhe ndodhej në vështirësi në hapësirën ujore, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan dhe zhvilluan operacionin për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës. Në operacion u angazhuan mjetet lundruese të Policisë Kufitare, si dhe operatorë turistikë...
Burimi:
vizionplus.tv