Kavajë/ Arrestohet 26-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet për organizatë kriminale të trafikut të drogës

Kavajë/ Arrestohet 26-vjeçari i kërkuar nga Italia, akuzohet për organizatë kriminale të trafikut të drogës

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet fjalë për shtetasin S. B., ndaj të cilit Gjykata e Breshias ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".  Në njoftim thuhet se ai dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike për shpërndarje në disa zona të Italisë. Njoftimi zyrtar i Policisë:  Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "Fast". Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 26-vjeçar...