Jetonte që nga viti 2017 nën kërcënimin e gjakmarrjes, ja kush është 40-vjeçari që u vra

Jetonte që nga viti 2017 nën kërcënimin e gjakmarrjes, ja kush është 40-vjeçari që u vra

Ky që shihni më poshtë është Aleksandër Koçeku, 40-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Dukagjin me një breshëri prej 25 plumbash automatiku. Një breshëri prej 25 plumbash automatiku, të qëlluar nga e njëjta armë, i mori jetën 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Karmës së Kirit, në aksin malor Kir-Prekal. Vrasja u krye në një segment rrugor me lëvizje shumë të pakta automjetesh dhe pa kamera sigurie, një vend që, sipas rrethanave të deritanishme, duket se ishte zgjedhur me kujdes nga autorët për të minimizuar rrezikun e dështimit të atentatit. Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, raporton se hetimet e para janë përqendruar te pista e gjakmarrjes, ndërsa familjarët thonë se viktima jetonte nën kërcënimin e hakmarrjes që prej vitit 2017. Koçeku...