“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. I morën 60 mijë euro
Një tjetër rast mashtrimi është zbuluar nga Policia, ky i dyshuar kryesor është një i ri nga Shkodra, i njohur për të tilla raste edhe më parë. Sipas mediave, duke iu referuar burimeve policore raporton se i riu me inicialet F.Gj, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të mashtrojë një kambist nga Durrësi. Përmes mesazheve, F.Gj i është prezantuar kambistit si kushëriri i një biznesmeni të njohur. Kambisti kishte shoqëri me kushëririn e biznesmenit. Në këto mesazhe, ai i ka kërkuar 60 mijë euro, shumë që e ka orientuar që t’ja dorëzojë një personi tjetër pranë një qendre tregtare. Pasi personi i dërguar nga F.GJ ka marrë paratë, është larguar drejt Elbasanit. Aty ky i fundit është takuar me një tjetër...
Burimi:
javanews.al