Itali/ Goditje kundër trafikut të drogës, arrestohet edhe një shqiptar – Sekuestrohen mbi 2.6 ton kokainë, vlera 500 mil euro
Nga Alba Kepi/ BRESCIA – Një mega operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias (DDA), ka çuar në sekuestrimin e mbi 2.6 tonëve kokainë në Oqeanin Atlantik dhe arrestimin e katër personave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, i cili rezulton rezident në Mantova dhe me vendbanim në provincën e Brescias. Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Brescias, në bashkëpunim me Komandën Operative Aeronavale dhe Shërbimin Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar (SCICO), në koordinim me autoritetet e Spanjës dhe Portugalisë. Në qendër të operacionit ishte një gomone ultra e shpejtë e tipit "go-fast", e interceptuar në ujërat e Oqeanit Atlantik, pranë brigjeve të Lisbonës, nga Policia Detare Portugeze. Në bord ndodheshin katër persona: dy shtetas...
Burimi:
syri.net