Ish-prokurori Beci për Zvërnecin: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje!

Ish-prokurori Beci për Zvërnecin: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje!

Në emisionin e sotëm (8 qershor) të “Opinion”, në Tv Klan, u trajtua çështja e tokave në Zvërnec, të cilat ndodhen nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, shpjegon se SPAK po e trajton çështjen e tokave në Zvërnec jo drejtpërdrejt si falsifikim, por në kuadër të pastrimit të produkteve të veprës penale, duke pasur dyshime për dokumente të falsifikuara. Sipas tij, kjo ka sjellë edhe sekuestrime të pjesshme, të cilat janë hequr nga kompanitë dhe janë lënë vetëm në lidhje me pagesat që do të kalonin përmes noterit te pronarët e truallit. Beci thekson se në këtë rast ekziston një problem ligjor, pasi në apel ka vendime gjyqësore të formës së prerë, ndërsa Prokuroria e Posaçme po ngre...