Ish-kryetari i PD-së në Lezhë dhunohet brutalisht, dërgohet me urgjencë te Trauma

Ish-kryetari i PD-së në Lezhë dhunohet brutalisht, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e Sanxhakut, përgjatë autostradës Mamurras-Laç, ku ish-drejtuesi i Partisë Demokratike për njësinë administrative të Dajçit në Lezhë, Sokol Toma, ka mbetur i plagosur pas një sulmi të dhunshëm.   Sipas raportimeve, 53-vjeçari është goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, duke pësuar dëmtime serioze fizike. Pas ndihmës së parë, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.   Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe për identifikimin e autorëve të përfshirë në këtë akt të rëndë dhune.