I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lushnje-Tiranë, humb jetën në vend

I riu përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në aksin Lushnje-Tiranë, humb jetën në vend

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 në aksin Lushnje-Tiranë. Një i ri, 37 vjeç, teksa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 41 vjeçar, e më pas nga një tjetër mjet që drejtohej nga 39 vjeçari. Si pasojë e këtij aksidenti, i riu ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e mjeteve. Njoftimi i policisë: Më datë 20.06.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, shtetasi T. V., 37 vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39...