I mori jetën kamarierit/ Erjon Llapushi thyen heshtjen: Një grusht nuk është vrasje me dashje

I mori jetën kamarierit/ Erjon Llapushi thyen heshtjen: Një grusht nuk është vrasje me dashje

Erjon Llapushi, i dënuar me 17 vite burg për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku, më 2 tetor 2021, ka reaguar me një deklaratë të gjatë, ku kundërshton mënyrën se si është cilësuar penalisht ngjarja dhe kërkon që rasti i tij të rivlerësohet mbi bazën e provave dhe standardeve ligjore. Sipas asaj që mëson gazetarja Anila Hoxha, Llapushi, i cili u shpall fajtor pasi goditi me grusht Kurmakun, goditje që i shkaktoi vdekjen, shprehet se nuk mohon tragjedinë dhe dhimbjen e familjes së viktimës, por këmbëngul se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të vrarë. “Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk kam pasur armë, plan, konflikt të mëparshëm apo qëllim për të vrarë. Si mund të quhet vrasje me dashje një goditje e vetme...