I derdhi padashje pije në club/ Jepet dënimi për shqiptarin që vrau barbarisht të riun

I derdhi padashje pije në club/ Jepet dënimi për shqiptarin që vrau barbarisht të riun

Gjykata Provinciale e Pontevedrës në Spanjë ka dhënë verdiktin përfundimtar për një ngjarje të rëndë që tronditi komunitetin e Galicisë vite më parë, duke dënuar shtetasin shqiptar Florian Rama me 20 vite heqje lirie. Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor lidhur me vrasjen e Soufian Mahrës, një i ri 25-vjeçar, i cili humbi jetën tragjikisht në qershor të vitit 2019 në komunën Salceda de Caselas. Drejtësia spanjolle e gjeti Ramën fajtor për një sulm brutal dhe të paarsyeshëm, i cili u shkaktua nga një incident krejtësisht banal brenda një klubi nate, ku viktima dyshohet se kishte derdhur pa dashje një pije mbi autorin. Rrethanat e krimit, të cilat u rindërtuan me detaje gjatë gjykimit, dëshmuan për një shkallë të lartë egërsie dhe...