Humbi jetën në krye të detyrës, efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve
Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij. Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga nje sëmndje e rëndë (leuçemi), gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit. Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 10⁰⁰ deri 12:⁰⁰ në Pallatin e Kultures Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në...
Burimi:
javanews.al