Humb kontrollin e mjetit, 28-vjeçarja përplaset me barrierat e urës në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë

Humb kontrollin e mjetit, 28-vjeçarja përplaset me barrierat e urës në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë

Një aksident është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër rrugor nacional Lushnjë-Berat. Një automjet me të cilin udhëtonte një 28-vjeçare është përplasur me barrierat anësore të një ure dhe, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i kthyer në njërën anë në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore, e cila ka nisur dokumentimin e rastit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa ka marrë masa edhe për disiplinimin e trafikut. Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit.