Hita paralajmëron nga Saranda: Zero tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje dhe policëve që tradhtojnë uniformën
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilluan një takim me uniformat blu në Sarandë pas shkarkimeve të ditëve të fundit, për tolerancë në ndërtimet pa leje. Në fjalën e tij Drejtori i Policisë, Skender Hita u shpreh se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit, ndërsa paralajmëroi se uniforma e policisë nuk do të përdoret kurrë si mburojë për paligjshmëri. Kreu i Policisë u ndal edhe te arrestimi i disa drejtuesve dhe punonjësve të policisë, të implikuar në favorizimin dhe lejimin e ndërtimeve pa leje në një nga komisariatet më të rëndësishme të vendit. Ai e cilësoi këtë situatë të papranueshme për integritetin e institucionit dhe garantoi se çdo punonjës...
Burimi:
vizionplus.tv