Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!
Rasti i publikuar sot, më 21 maj në emisionin “Stop” lidhet me qytetaren Erjona Hoxha, e cila prezantohet si ish punonjëse tatimesh dhe akuzohet se ka mashtruar një qytetar duke i premtuar, se do t’i siguronte një banesë me çmim të ulët, gjoja të bllokuar nga bankat. Një taksist, që operon në linjën Shqipëri–Turqi, ra në kontakt me të dhe, i bindur nga premtimet, i dha fillimisht 10 mijë euro kapar, për blerjen e një shtëpie pranë zonës së Stacionit të Trenit, që sipas saj do të realizohej brenda 10 ditësh. Por afati kaloi pa asnjë rezultat. “Më tha me çfarë të të ndihmoj se unë kam qenë tek tatimet, unë si hallexhi i thashë për një shtëpi, hyrje, i thashë nëse ka të lirë,...
Burimi:
javanews.al