Himçi: Për shqiptarët kemi naftën më të shtrenjtët në rajon, për jahtet më të lirën në Europë
Deputeti i PD-së, Blendi Himçi tha se taksat e larta mbi karburantin kanë rritur kostot e jetesës dhe çmimet e produkteve bazë, ndërkohë fermerët po lënë tokat djerrë për shkak të kostove të larta të naftës dhe mungesës së subvencioneve. E ndërkohë që karburanti për jahtet luksoze taksohet më lirë, për qytetarët paguajnë çmime të larta, tha Himçi nga foltorja e Kuvendit. Fjala e Bledi Himçit Ky është një turp kombëtar dhe një barrë e papërballueshme për qytetarët. Ndërkohë, vetë ministri deklaroi që në muajin paraardhës ka pasur humbje, nga pjesa e zhdoganimeve. Në humbje në buxhetin e shtetit, nuk po i referohemi analizës që bëri kolegu Cara që në të ardhurat ishin 4.6 milionë euro, ju e pranuat. Por nisemi edhe nga ana tjetër,...
Burimi:
syri.net