Hetimet për AKSHI-n, eksperti i IT del pas 6 orësh nga SPAK: Mund të jem pyetur dhe si person në hetim

Hetimet për AKSHI-n, eksperti i IT del pas 6 orësh nga SPAK: Mund të jem pyetur dhe si person në hetim

Programuesi dhe eksperti i njohur i IT-së, Genti Progni, ka lënë këtë të hënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi qëndroi për rreth gjashtë orë përpara grupit hetimor dhe prokurorëve të SPAK. Ai u paraqit në institucion gjatë paradites së sotme, në kuadër të hetimeve që lidhen me skemën e dyshuar kriminale në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në dalje nga ambientet e SPAK, Progni nuk preferoi të japë detaje lidhur me dëshminë e tij apo me çështjen që po hetohet, duke u shprehur shkurtimisht se bëhet fjalë për sekret hetimor. “Është sekret hetimor realisht dhe nuk mund të jap asnjë deklaratë për momentin. Unë jam ndoshta dhe si kallëzues dhe si person në hetim. Nuk do doja sot të jepja, jam dhe pak...