Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Në një prej rasteve të vjedhjeve të regjistruara gjatë natës së 9 korrikut në lagjen nr. 18 në Durrës. Në video shihet një person i veshur me bluzë të zezë, pantallona të shkurtra dhe kapele sportive, i cili afrohet pranë një automjeti të parkuar. Pasi konstaton se makina është e hapur, ai futet brenda dhe për rreth pesë minuta kontrollon pjesën e brendshme të saj. Më pas, personi largohet nga dera e pasme e automjetit, duke mbajtur në dorë një qese të bardhë. Sipas burimeve mësohet se janë vjedhur rreth një kilogram tartufë dhe një palë syze. Ngjarja vijon të mbetet e pazbardhur, ndërsa autori ende nuk është identifikuar nga policia.