Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona

Një grup kriminal që shiste armë zjarri, është goditur nga Policia në Tiranë. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal. Policia ka vënë në pranga Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, ndërsa Kevin Vila dhe Bledar Avdillari ndodhen në kërkim. Më herët, policia ka vënë në pranga 5 të tjerë, Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmeti dhe Klodian Mustafa. Grupi merrej me sigurimin dhe shitjen e armëve e municioneve. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, së bashku me pesë persona të arrestuar më parë, vepronin të organizuar për sigurimin dhe shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municionit në zona të ndryshme të...