Goditen grupet kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë, 30 urdhër-arreste

Goditen grupet kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë, 30 urdhër-arreste

Një operacion antidroge është zhvilluar nga Policia e Tiranës sot në 21 prill, ku mësohet se janë lëshuar 30 urdhër-arreste nga Prokuroria. Bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale të përfshirë prej disa kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa zona të ndryshme të kryeqytetit. Hetimet kanë nisur prej disa kohësh nga Antidroga e Tiranës, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. Kanë qenë goditjet e mëparshme, ku në bazë të zbërthimit të komunikimeve janë gjetur prova për implikimin e personave të dyshuar si të përfshirë. Antidroga në bazë të hetimeve ka përdorur dhe metoda proaktive, por dhe blerje me stimulim. Ende nuk dihen sa persona janë arrestuar, apo sa sasi lëndë narkotike janë sekuestruar nga blutë.